Costa sot në Kosovë, Policia do të bllokojë qarkullimin e trafikut në disa rrugë

E publikuar: 14/05/2025 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga data 14 deri më 15 maj 2025, në Kosovë, do të qëndrojë për vizitë presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Luis Santos da Costa.

Policia e Kosovës me këtë rast ka marrë të gjitha masat për ruajtjen e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës së Antonio Luis Santos da Costa.

Teksa ka njoftuar se me këtë rast do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve të larta sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.