Costa mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

E publikuar: 14/05/2025 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Prishtinë.

Ai u prit në oborrin e presidencës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët.

Ndërkohë, në orën 18:40, Costa do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në ambientet e Zyrës së Kryeministrit.

Vizita e tij në Kosovë pason deklaratat e bëra një ditë më parë në Beograd, ku theksoi se “dialogu me Kosovën mbetet një nga kushtet kyçe për përparimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian”.