Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, koha që Evropa t’i mbajë premtimet

E publikuar: 22/01/2025 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha sot se “nuk ka dyshim” se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë është në BE dhe tha se është koha që BE të përmbushë premtimet e saj ndaj këtyre vendeve, ashtu siç përmbushin të tyren.

Në fjalimin e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian, Kosta theksoi se zgjerimi i BE-së ishte një nga mesazhet kryesore të takimit të mbajtur më 19 dhjetor dhe se BE-ja është plotësisht e përkushtuar për zgjerimin si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë të popullit evropian dhe të kontinentit.

“Së dyti, për zgjerimin. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj zgjerimit si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë, për popullin tonë dhe kontinentin tonë. Kjo ishte gjithashtu një temë qendrore në samitin e Ballkanit Perëndimor që unë kryesova një ditë përpara Këshillit Evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia po punojnë shumë për të përmbushur angazhimet e tyre. Nuk ka dyshim se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin tonë. Është koha që ne t’i zbatojmë premtimet tona ashtu siç ata i përmbushin të tyret”, tha Costa.