Coronavirusi në Bosnjë dhe Hercegovinë, dy të infektuar

E publikuar: 05/03/2020 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona në Bosnje dhe Hercegovinë janë infektuar nga coronavirusi, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri i cili vjen nga qyteti i Banja Llukës në Bosnje, është infektuar bashkë me djalin e tij nga coronavirusi.

Bëhet e ditur se burri punonte në Itali, ndërsa gruaja dhe fëmija i tij jetonin në Bosnje.

Gjendja e të prekurit është stabile, ndërsa është vendosur edhe në karantinë. Raportohet se burri sapo krijoi kontakte me familjarët, kishte transmetuar virusin tek djali i tij.