Pas rizgjedhjes në krye të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, ka thënë se qeveria e Theresa May nuk është qeveri e re; është një vizion i ri i qeverisë djathtiste të David Cameronit.
David Cameron dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe pasi populli britanik votoi për të dalë nga Bashkimi Evropian më 23 qershor, në vend të tij erdhi bashkëpartiakja e vet nga Partia Konservatore, Theresa Maytransmeton Express.
Corbyn beson se partia e tij mund t’i fitojë zgjedhjet dhe ta formojë një qeveri të re.
Ai u zotua se do t’i luftojë planet e Partisë Konservatore, por u bëri thirrje anëtarëve të Partisë Laburiste që të bashkohen dhe ta respektojnë zgjedhjen demokratike që është bërë.
“Le të punojmë së bashku për ndryshimin e vërtetë,” ka thënë ai.