Egjiptianët e lashtë e ndiqnin modën, më shumë se që kemi menduar më parë – i adhuronin çorapet shumëngjyrëshe.
Shkencëtarët e Muzeut Britanik, e kanë ekzaminuar një çorape fëmijësh të gjetur në Antinoupolis, që daton prej vitit 300 Pas Erës Sonë, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, janë përdorur si bazë ngjyra e kuqe, e verdhë dhe e kaltër, për ta thurur veshjen. Në çorapen e këmbës së majtë, janë përdorur material i ndarë në shtatë ngjyra të ndryshme.
Regjistrimi me radiokarbon, ka gjetur se materia daton prej shekullit të III-të P.E.S, kur mendohet edhe të jetë thurur. Kjo çorape e ka një ndarje mes gishtit të madh dhe katër të tjerave, në mënyrë që të përdoret sa më lehtë me sandale.
Me pamjen që e ka dhe kombinimin e ngjyrave, po konsiderohet se egjiptianët e lashtë, ishin shumë modern dhe të dhënë pas veshjeve estetike në çdo aspekt. /Telegrafi/