Copa gjigante e akullit në formë disku shfaqet në një lumë në SHBA (Video)

E publikuar: 16/01/2019 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një copë akulli në formë disku ka habitur banorët e qytetit Maine në SHBA, kur panë duke “pluskuar” në lumin Presumpscot.

Copa gjigante e akullit kishte marrë formën e hënës në qiell, duke bërë kështu që banorët të pyesin se si është e mundur që të merr një formë të tillë me precizitet të paparë, transmeton Telegrafi.

“Është e pazakontë. Duhet të pranojmë se jo çdo ditë mund të shihni një copë akulli në formë të rrumbullakët duke notuar nëpër lumë”, ka deklaruar një banor i zonës ku është gjetur akulli në formë disku.

Ekspertët vlerësojnë se disku i akullt është rreth 90 metra në diametër, që e bën të jetë copa më e madhe që ndonjëherë është filmuar me kamerë për ta dokumentuar.

Megjithatë besohet se një copë ende më e madhe e akullit në formë disku ishte parë në vitin 1987 në lumin Pite në Suedi, në një diametër prej mbi 120 metra. /Telegrafi/