100 vjet histori. Kupa e Amerikës feston këtë vit 1 shekull në fushat e blerta dhe për herë të parë, në nder të edicionit jubilar ky eveniment emigron jashtë kufijve të Amerikës së Jugut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapin dyert për të pritur Kombëtaret e Jugut por edhe 6 përfaqësuese nga CONCACAF për ta bërë këtë edicion sa më spektakolar. Në Centenario do të garojnë 16 skuadra, ndërsa mungesa më e madhe është ylli brazilian, Neymar. Kili kampion në fuqi nuk është favorit për shkak të largimit të trajnerit Sampaoli, ndërsa ky edicion është rasti ideal që Lionel Messi të gjejë suksesin e parë me fanellën bardhekaltër. Për të qëndruar te Argjentina, Tata Martino ka në dispozicion dy sulmues që premtojnë bollëk golash si Aguero dhe Higuain. Ata numërojnë sëbashku 60 rrjeta në tootal gjatë sezonit që lamë pas dhe në këtë mënyrë, Argjentina është favoritja e madhe për evenimentin që starton në 3 Qershor dhe transmetohet ekskluzivisht në Supersport. Skuadra e drejtuar nga Martino nuk e fiton këtë trofe që prej vitit 1993 dhe fakti që rivalët e Brazilit nuk kanë në dispozicion Neymar, ua lehtëson më shumë misionin drejt trofeut. Në krahun tjetër edhe KIli ka humbur harmoninë që kishte ndërtuar Sampaoli, ndërsa Kolumbia e Pekerman nuk duket më ajo e vitit 2014. Sot James Rodriguez është një lojtar stoli te Real Madrid, ndërsa Jackson Martinez, Teo Gutierrez e Radamel Falcao po hasin probleme të mëdha. Nëse ka një skuadër që mund t’i bëjë opozitë të vërtetë Argjentinës është Uruguaji që mbetet Kombëtarja më e titulluar e këtij kompeticioni edhe pse Luis Suarez do të jetë një mungesë e madhe të paktën për fazën e grupeve. Në radhën e trajnerëve, Tabarez është më i vjetri dhe më jetëgjati në pankinë pasi ka mbushur dekadën në stolin e Uruguajit që për herë të parë pas shumë vitesh do të luajë pa Forlan, Luganon dhe Garganon. Kupa e Amerikës është kompeticioni më i vjetër i futbollit këtë herë prezantohet me formulën unikale ku marrin pjesë 16 ekipe. I pari që hodhi idenë për një kamionat mes kombeve të Amerikës së Jugut ishte sih drejtuesi i Estudiantes, José Susan në vitin 1913 dhe 3 vjet më pas Kupa e Amerikës u organizua në Uruguaj. Haiti dhe Panamaja debutojnë dhe ndoshta nga 6 të ftuarit e veriut vetëm Meksika ka shansin të arrijë dicka të rëndësishme. Meksika është finaliste e dicioneve 1993 dhe 2001. Një tjetër favorite është edhe SHBA e Jurgen Klinsmann që nuk merr pjesë në këtë turne që prej vitit 2007. Klaifikimi i FIFA-s paralajmëron një kampionat spektakolar pasi 5 kombëtare bëjnë pjesë në dhjetëshen e parë. Amerika e Jugut i ka dhënë futbollit dimensionin e artit dhe Copa America Centenario premton të nxjerrë në pah gjithë cilësitë më të mira të këtij sporti./supersport.al/
Copa America, Argjentina favorite, rivalët në telashe
NGA KATEGORIA