Conte drejt Chelsea, por rrezikon 6 muaj pezullim

05.04.2016 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Conte drejt Chelsea, por rrezikon 6 muaj pezullim

Edhe në ditën e zyrtarizimit të Chelsea, e kaluara e errët e ndoqi Antonio Conten. Trajneri i Italisë vazhdon të vuajtë fantazmat e trukimeve në futbollin italian. Pasi shleu dënimin e Drejtësisë Sportive për moskallëzim të trukimeve disa vjet më parë, tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Cremonas për të njëjtën çështje. Gjykimi i shkurtuar i kërkuar nga Conte hyri në fazën më të nxehtë, kur prokurori i çështjes, Roberto Di Martino kërkoi dënimin me 6 muaj pezullim me kusht për trajnerin, me akuzën e mashtrimit sportiv në ndeshjen Albinoleffe-Siena të vitit 2011.

Sentenca pritet të jepet në fund të muajit Maj. Edhe në rast se dënohet nga drejtësia Italiane, Antonio Conte nuk rrezikon për aventurën e tij të re te Chelsea. Kjo për faktin se klubi londinez e kishte studiuar me kujdes çështjen, përpara se palët të firmosnin kontratën. Natyrisht që në radhët e bluve të gjithë urojnë të gjendet një zgjidhje e përshtatshme, ashtu si edhe vetë trajneri. Ndërkohë, tifozët në Stamford Bridge janë entuziazmuar nga emërimi i Conte-s. Ata i kanë uruar mirë se ardhjen, ndërsa e kanë etiketiar si një teknik me dorë të hekurt, madje edhe më të ashpër se Mourinho-n.

Mbështetësit e Chelsea-s kanë kujtuar gjithashtu se kujtimet e tyre më të bukura lidhen me trajnerët italianë, nga Vialli e Ranieri për të vazhduar me Ancelotti-n e Di Matteo-n, me këtë të fundit që fitoi edhe trofeun e Champions në vitin 2012.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)