Çollaku: BE-ja s’ka arsye për të shtyrë liberalizmin e vizave për Kosovën

E publikuar: 07/12/2015 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mundësia e prolongimit të vendimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, është e papranueshme për udhëheqësin e këtij procesi njëherësh ministër i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Ai ka vlerësuar se Komisioni Evropian, nuk ka asnjë arsye të vetme teknike për të shtyrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Bashkimi Evropian, duhet ta thotë hapur nëse ka mungesë të vullnetit politik për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë ai, i pyetur nëse ka pengesa për ta çuar përpara këtë proces.