Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çolloku ka ripërsëritur edhe njëherë se Kosova brenda këtij viti do ti përfundoj të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se shteti i Kosovës është duke i plotësuar kriteret për liberalizim të vizave dhe sipas tij krejt këto procese do të kryhen brenda 2015.
” Ne kemi dërguar raport serioz në komisionin Evropian. Ai është raport mjaft i mirë dhe serioz. Tash ata janë duke e vlerësuar. Unë jam i sigurt se vendi ynë do të shpërblehet me viza”
Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të pengojë precesion e liberalizimit të vizave.
Siç ka thënë ai Gjykata Speciale nuk ka për qëllim ti izoloj qytetarët e Kosovës, por sipas tij me këtë gjykatë Kosova do të paraqitet edhe më fuqishëm ne botë.
Çollaku ka thënë se edhe deputetet e Kosovës nuk e kanë të lehtë të votojnë pro gjykatës, por sipas tij themelimi i saj do të pastroj imazhin e vendit.
” Nuk është e lehët të votohet për këtë gjykatë. I kuptojë edhe deputetet që janë pro dhe kundër. Mirëpo, themelimi i saj është i domosdoshëm. Me këtë do të pastrohet imazhi i Kosovës nepër botë”, ka thënë ai në RTK.
Çollaku, ka thënë se disa nga shtetet mike të Kosovës janë zhgënjyer nga mos votimi i ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.