Çollaku i sigurt nëse nuk hiqen vizat sivjet, jap dorëheqje

E publikuar: 06/07/2016 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen brenda këtij viti, edhe në rast të mosratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, që është kusht i vënë nga Komisioni Evropian, ka thënë ministri i Integrimit i Kosovës, Bekim Çollaku.
“Edhe nëse nuk ratifikohet marrëveshje e demarkacionit me Malin e Zi, unë ende besoj se që qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë brenda këtij viti”, ka thënë Çollaku në Rubikon të KTV’së.

I pyetur nëse nuk dalin pritjet e tij për liberalizim të vizave a do të jepte dorëheqja ai ka thënë se nëse një veprim i tillë nga ana e tij do ta përshpejtonte procesin, do ta bënte që tani.