Çollaku, Sahatqija, Haliti e Deda në Paris

E publikuar: 06/04/2015 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AI do të zhvilloj takime me zyrtar të lartë të shtetit francez, me të cilët do të diskutoj për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe marrjen e përkrahjes së Francës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pas vizitës në Paris, Ministri Çollaku do të vizitoj edhe Romën, ku për dy ditë me radhë do të pritet në takime po ashtu nga krerë të lartë shtetëror të Italisë. Gjatë këtyre takimeve ndër të tjera do të bisedohet rreth përfshirjes së Kosovës në iniciativa rajonale dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, avancimin e agjendës evropiane dhe per dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

Vizitat zyrtare në Paris dhe Romë janë në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtete anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave.
Pjesë e delegacionit të Ministrit Çollaku gjatë takimeve në Romë do të jetë edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropiane, Teuta Sahatqija si dhe dy anëtarë të këtij komisioni z. Xhavit Haliti, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe z.Ilir Deda.