Çollaku: Po vjen koha për heqjen e vizave

E publikuar: 01/06/2016 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se po vjen koha kur kosovarët do të udhëtojnë pa viza, njofton Klan Kosova.

Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u aprovua projekti “procesi i liberalizimit të vizave dhe MSA” me ç`rast 200 mijë euro do të shpenzohen për njoftimin e qytetarëve për këto procese.

Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës më 4 maj.

Pas vendimit të Komisionit, çështja pritet të shkojë në Parlamentin dhe Këshillin Evropian, njofton Klan Kosova.