Ministri i Integrimeve Europiane. Bekim Çollaku, në një intervistë për Deutche Welle, ka folur për temën e migrimeve.
Ai për këtë ka njoftuar edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook:
“Sapo dhash një intervistë për Deutche Ëelle nga Samiti i Vjenës, ku interesim të veçantë po i kushtohet temës së migrimit të parregullt në evropë. Thash se mënyra më e mirë për të parandaluar mirgimin është investimi më i madh i BE-së dhe sigurimi i perspektivës evropiane dhe konkretizimi i saj sa më i shpejtë.
Samiti i sotëm i Vjenës që rrjedhë nga Procesi i Berlinit të filluar vitin e kaluar, shënoi edhe një hap më tej në rritjen e bashkëpunimin midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Agjenda e sotme u fokusua në përballjen me sfidat e përbashkëta, përfshirë migrimin, përforcimi i bashkëpunimin rajonal për të nxitur rritjen ekonomike, dhe dialogun fetar dhe anti-ekstremizmit etj. BE është zotuar për mbështetje konkrete që do të jetë e dukshme për të gjithë qytetarët e rajonit, përfshirë këtu 1 miliard Euro për vitet në vazhdim në fushën e përmirësimit të infrastrukturës së transportit, si dhe në fushën e energjisë, shkëmbimit, arsimit dhe trajnimeve profesionale etj”, shkruan ai.