ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Bekim Çollaku, ka njoftuar për votimin e Bordit Ekzekutiv për Kosovën në UNESCO.
“Bordi Ekzekutiv i UNESCOS sapo i tha Po Kosovës! Hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë. Faleminderit të gjithëve për përkrahje”, ka shkruar ai në Twitter.
Kosova u fut në agjendën e votimit në UNESCO pas propozimit të Gjermanisë, Shqipërisë dhe Britanisë.
27 vende kanë votuar Pro, 14 Kundër dhe kishte 14 Abstenime.