Çollaku: Kosova i ka përmbushur kriteret për Viza, po e presim BE-në

E publikuar: 16/09/2015 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, ndërsa tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së.

Ministri Çollaku ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që Franca po i ofron Kosovës në përgjithësi e veçanërisht në drejtim të integrimit në BE.

Ministri Çollaku ka nënvizuar faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së.

Në takim me ambasadoren Daviet, është diskutuar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, me ç’rast ambasadorja ka rikonfirmuar qëndrimin përkrahës të shtetit të saj në këtë drejtim.