Çollaku informon ambasadorët mbi përmbushjen e rekomandimeve

E publikuar: 03/02/2016 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, është takuar sot me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, me ftesë të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministri Çollaku, ka informuar ambasadorët, rreth përmbushjes së tetë rekomandimeve të fundit në procesin e liberalizimit të vizave dhe hapave të radhës që priten, në javët e ardhshme.

Ndërsa, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, kanë vlerësuar përkushtimin e institucioneve kosovare përgjatë gjithë procesit duke konfirmuar mbështetjen e shteteve të tyre përkatëse në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Integrimit. /Telegrafi/