Çokollata më e shtrenjtë në botë është prezantuar sot në panairin e çokollatës në Obidos të Portugalisë.
“Edicioni i limituar” përmban një mijë bonbone me çmim prej 7.728 euro për copë, dhe për këtë arsye e ruajnë dy persona, transmeton Telegrafi.
Çdo bonbone është e mbuluar me grimca ari, kurse “kreatori” i çokollatës, portugezi Daniel Gomes, ka deklaruar se kjo çokollatë në pamje të diamantit, ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness si më e shtrenjta në botë.
Përndryshe, kutia me të cilën është e mbuluar kjo çokollatë ka formë të kurorës me 5.500 kristale Swarovski. /Telegrafi/