Çokollata përveq që është e shishme padyshim që ka shumë veti tjera të mira për organizëm.
Majat e kultivonin kakaon në kopshtet e tyre dhe e përdornin për të prodhuar një pije me shije të hidhur, e cila përdorej vetëm me raste të veçanta.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës. Çokollata e pastër, pa sheqer përmban vetëm kakao dhe gjalpë kakaoje, ndërsa ajo që ne e konsumojmë sot është një kombinim i kakaos me sheqer. Çokollata me qumësht është një kombinim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe sheqerit. Çokollata përmban alkaloidë, të cilat kanë disa efekte psikologjike te njerëzit, ndërsa çokollata e zezë përmendet shumë për efektet pozitive që ka në shëndetin e gjithsecilit, pasi përmban antioksidantë, të cilat zvogëlojnë formimin e radikaleve të lira. Çokollata e bardhë nuk ka në përmbajtje të saj aspak kakao, por vetëm gjalpë kakaoje, qumësht dhe sheqer, ndërsa ajo e zezë ka sasi të mëdha yndyrash. Çokollata, e cila nuk ka fare sheqer është thjesht liker çokollate dhe ka shije të hidhur.
Çokollata e zezë ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lufton kancerin, stimulon trurin, parandalon kollën, ndërsa efekti afrozodiak nuk është provuar akoma.
Sipas kërkimeve të fundit, konsumimi i sasive të caktuara të çokollatës ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, por duhet pasur shumë kujdes kur bëhet fjalë për sasinë sepse konsumimi i tepërt çon në rritje të kolesterolit. Shkrirja e çokollatës në gojë ndikon në rritjen e aktivitetit të trurit.
Çokollata me veti kuruese
NGA KATEGORIA