Coinbase do të shtrijë aktivitetin në gjashtë vende Evropiane përpara mbylljes së 2018-ës.
Platformat e këmbimit të monedhave kriptografike tha javën e kaluar se shërbimet e saj do të mund të aksesohen në Andorë, Gjibraltar, Guernsey, Ishullin e Man, Lituani dhe Islandë.
Si rezultat shërbimet e Coinbase do të aksesohen nga 3.4 milion njerëz.
Konsumatorët e rinj nga këto vende mund të përdorin plotësisht shërbimet e Coinbase.com, përfshirë aplikacionet iOS dhe Android.
Vitin e ardhshëm Coinbase ka planifikuar ekspansion në më shumë vende të botës. Gjatë viti dyfishoi linjën e kriptomonedhave të disponueshme.
Aktualisht shërbimi aksesohet në 38 vende Evropiane ndërsa Shqipëria ende nuk i është bashkuar kësaj liste. /PCWorld Albanian