Trendi i mosdeklarimit të pasurisë në vitin e fundit ka shënuar rritje, vlerësohet në një raport të organizatës Çohu.
Sipas raportit të Çohu në vitin 2015 janë 75 zyrtarë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Përfaqësuesi i kësaj organizate, Arton Demhasaj tha se në Kosovë vazhdon të mos ketë mekanizma të cilët e vërtetojnë pasurinë e deklaruar nga zyrtarët publik.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se po pasurohen zyrtarët publik dhe nuk po arrijnë të argumentojnë pasurinë marramendëse./telegrafi