Fabio Coentrao pritet të rikthehet në Portugali gjatë kësaj vere
Mbrojtësi portugez, Fabio Coentrao mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës edhe pse ka kontratë deri në vitin 2019.
Ai nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri, dhe gjatë verës mund të rikthehet në Portugali.
Sipas të përditshmes sportive portugez, A Bola, Coentrao ka zgjuar interesimin e skuadrës së njohur portugez, Sporting CP, përcjell Express.
Coentrao ishte transferuar në Real Madrid në vitin 2011 nga skuadra portugeze, Benfica.


















