Coca-Cola po përgatitet të hedhë në treg një pije alkoolike në Japoni, e para në 125 vite eksperincë të gjigantit amerikan të pijeve të gazuara.
Në një pyetësor të postuar në faqen e internetit të grupit, Jorge Garduno, presidenti i degës japoneze të kompanisë, njoftoi se prodhuesi i Fantas do të eksperimentojë një pije në kanaçe me përmbajtje alkooli.
Pija do të prodhohet sipas formulës së pijeve japoneze Chu-Hi, një koktejl i shitur në kanaçe, bazuar në një pije tradicionale të zonës, e quajtur Shochu, dhe ujë të gazuar të prodhuar me shije limoni. Pija do të ketë shije të ndryshme kumbull, luleshtydhe, kivi dhe të tjera.
Shumica e birrarive lokale si Asahi, Kirin, Takara, Suntory tregtojnë këto pije me një përmbajtje alkooli midis 3 dhe 9 gradë dhe që janë kryesisht më të frekuentuara nga të rinjtë dhe klientela femërore.
Përfshirja e Coca-Cola-s në sektorin e pijeve alkoolike është pjesë e strategjisë së shumëllojshmërisë të grupit Atlanta (jug-lindje), përballë indiferencës së konsumatorëve amerikanë për pijet e gazuara dhe rënies së shitjeve.
Coca-Cola është e përfshirë edhe në prodhimin e çajrave (Honest Tea, Fuze), ujit (Dasani, Smartwater) dhe pijeve me përmbajtje vitaminash ((Vitaminwater) dhe ato energjike (Powerade) për të vijuar me konsolidimin në treg dhe rritjen e fitimit.
Kompania është gjithashtu një aksioner potencial i kompanisë prodhuese të pijeve energjike “Monster” me përmbajtje kafeine dhe taurine. /kp/Telegrafi/