Coca-Cola me produkt të ri – kanabisi përbërësi i ri i saj

E publikuar: 17/09/2018 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Coca-Cola është e njohur për pijen e saj të bazuar në kafeinë, por kompania tani duket se po eksperimenton me një përbërës të ri atë të kanabisit.

Sipas BCC, gjiganti i pijeve është në bisedime për të prodhuar pije të tillë me përmbajtje të kanabidolit i cili është produkt i kanabisit.

“Së bashku me shumë të tjerë në industrinë e pijeve, ne po ndjekim nga afër rritjen e kanabidoli jo-psikoaktiv si një përbërës i pijeve funksionale të Wellness në mbarë botën”, tha kompania e Coca-Cola në një deklaratë.

Mbetet të shihet nëse do të fillojë prodhimi dhe shpërndarja e kësaj pije duke ditur se shumë shtete nuk e kanë të legalizuar këtë lloj droge.