Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por jo edhe në Kosovë

E publikuar: 11/08/2016 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse në tregjet ndërkombëtare çmimet e naftës kanë shënuar rënie, prej më pak se 40 dollarë për fuçi, e këto çmime në Kosovë, nuk lëvizin. Çdo herë tregtarët e naftës çmimet e naftës i rrisin me shumë lehtësi, derisa e ulin me shumë vështirësi.

Aktualisht një litër naftë shitet prej 0.85 deri në 0.98 euro kurse një litër benzinë prej 1 deri në 1.02 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Telegrafin, se çmimet e naftës dhe derivateve të saj në Kosovës diktohet edhe nga mungesa enjë rafinerie si dhe mos furnizimi direk nga vendet prodhuese të naftës.

“Do të duhej të kishte rënie të çmimeve edhe pse tek ne lëviz me ngadalë pasi që nuk jemi direkt të furnizuar nga rafineritë botërore në furnizimin e bëjmë nga shtetet e rajonit dhe çmimet lëvizin me ngadalë”, tha ai.

Çmimet e naftës, sipas Fadil Berjanit, diktohen nga çmimet nëpër berza, zgjidhje për të pasur çmime të “mira” të naftës do të ishte krijimi i një rregullatorit, shkruan Telegrafi.

“Kemi kërkuar disa herë që të krijohet rregullatori për caktimin apo kontrollin e çmimit mirëpo Ministra e Tregtisë dhe Industrisë, ka penguar themelimin e rregullatorit dhe tani çmimet caktohen në bazë të tekeve të pikave të karburantit respektivisht tregtarëve”, tha Berjani

Ai thotë se një model i mirë për mbikëqyrjen e tregut të derivateve është shteti i Maqedonisë. /Telegrafi/