Çmimi i rrymës në veri dhe në pjesën tjetër të vendit, Janina Ymeri e LDK-së kërkon fatura: Diskutohet që ka dallime

E publikuar: 01/12/2025 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se ka dallime në faturimin e qytetarëve në veri dhe në pjesën tjetër të vendit.

Ajo u ka kërkuar ndjekësve që jetojnë në veri të vendit, që t’i dërgojnë fatura të rrymës të këtij viti që ta bëjë dallimin.

“Veriu i Kosovës edhe Rryma Elektrike! Diskutohet që ka dallime. Si në kombësi ashtu edhe në rrymë brenda një vendi.”

“A ka mundësi me m’dërgu fatura elektrike të këtij viti nëse ka dikush në Veri të Kosovës (Elektroseveri) edhe të sqarojmë dallimet ne mes faturave tona, ne edhe Veriu në Kosovën e lirë me ‘sovranitet’.Te dhënat e shtëpisë nuk ka nevojë, vetën pjesa tjetër e kalkulimit edhe tarifave.” – shtoi Ymeri.