Trajneri i skuadrës së Arsenalit, Arsene Wenger raportohet se ka vendosur që të shpenzoj plotë 85 milionë funte për transferime të reja në klub. Daily Express, raporton se trajneri francez si prioritet kryesor e ka sulmuesin e PSG, Edinson Cavani, ndërsa pas tij Morgan Schneiderlin, dhe për fund portierin e Chelseas, Petr Cech. Për të siguruar shërbimet e Petr Cech, topçinjtë duhet të paguajnë 20 milionë funte, ndërsa për transferimin e Cavanit duhet të garojnë me klubin e United./veqpsort.com/