“Çmendet” vjehrri, vret me thikë nusen e djalit

E publikuar: 03/05/2017 08:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Zheje të Kurbinit.

Sipas të dhënave të para mësohet se vjehrri ka vrarë me thikë nusen e djalit, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Mësohet se autor i krimit është Ndoc Tota, 80-vjeç. Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.