Çlirimtaret munden me u akuzue me faktet e Serbise (Video)

E publikuar: 10/08/2015 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

T’akuzuemit nga Gjykata Speciale, munden me u akuzue në bazë të dosjeve të krijueme nga shërbimet sekrete të Serbisë, kështu thanë përfaqësuesit e partive politike.

Zgjim Hyseni nga Vetëvendosje dhe Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, thanë se tue u bazue në të kaluemen kur Kosova Administrohej nga UNMIK’u, që bashkëpunonte me qeverinë serbe për me mbledhe fakte ndaj disa pjesëtarëve të UÇK’së, len me kuptue se edhe ndaj atyne që kanë me u akuzue padrejtësisht nga Specialja, kanë me pas aktakuzën të ngritun me faktet e ofrueme nga shërbimet sekrete serbe.

Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se nëse thirremi edhe në nenin 37 të ligjit për Specialen, që lejon trajtimin e provave të mbledhuna nga shtetet e tjera, atëherë del se dëshmitë e Speciales kanë me u bazue nga të dhanat e Serbise.

 

Të njajtin mendim me Hysenin e ka edhe nënkryetari i AAK, Ahmet Isufi, i cili thotë se edhe dëshmitë e përdoruna në rastet e gjykimeve në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës kane qenë fabrikim i dosjeve nga BIA serbe.

 

Hyseni dhe Isufi thonë se qeveria e Kosovës ka marrë nji obligim të panevojshëm, që nga buxheti i vendit me u pague damshpërblimet e atyne që shpallen të pafajshëm.
Simbas tyne, këtë përgjegjësi asht dashtë me e marrë Bashkimi Europian, sepse asht ky institucion që po kërkon themelimin e Gjykatës Speciale.