Clinton nuk e pranon humbjen

E publikuar: 09/11/2016 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

John Podesta, udhëheqësi i kampanjës së Hillary Clinton ka refuzuar të pranojë se ajo ka humbur zgjedhjet.

Në paraqitjen në shtabin zgjedhor të demokratëve, Podesta ka deklaruar se “asgjë nuk ka mbaruar”.

Në këtë pjesë të mbrëmjes pritej që Clinton potencialisht të dilte dhe të shpallte fitoren, por ajo nuk u shfaq fare para elektoratit, transmeton Gazeta Express.

Në vend të saj, u shfaq udhëheqësi i shtabit zgjedhor.

“Akoma nuk ka mbaruar asgjë. Numërimi po vazhdon dhe jemi optimistë. Tani shkoni flini dhe prisni. Nesër do të vijmë me rezultate”, ka thënë ai. /Gazeta Express