Në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, nuk ka munguar reagimi i Bill Clinton, që në vitet e luftës ballkanike ishte President i Shteteve të Bashkuara.
“Ato që kam bërë si President i SHBA në Bosnjë dhe më pas në Kosovë kanë qenë nga vendimet e mia më të rëndësishme”, ka thënë Clinton, i pranishëm sot në Srebrenicë.
“Më vjen keq që u desh kaq shumë kohë për të arritur unitetin mes aleatëve dhe të vendosnim për përdorimin e forcës për të ndalur dhunën”, ka thënë ai, transmeton Tch.
Clinton ka falënderuar edhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq “që gjeti kurajon për të ardhur këtu” dhe se pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Presidenti Tomisllav Nikoliq.