Clark i krahason intervenimet në Libi, Irak e Afganistan me atë në Kosovë, ia jep meritat LDK-së

E publikuar: 23/06/2024 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, Foto: Facebook

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, Foto: Facebook

Lidhja Demokratike e Kosovës e bërë të suksesshëm intervenimin e NATO-s në vend në vitin 1999, tha gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të aelancës ushtarake perëdnimore kundër caqeve serbe.

Clark sot në selinë e partisë më të vjetër në vend përmendi rastet e Libisë, Irakut, Afganistanit, në të cilat intervenimi nuk doli të ishte aq i suksesshëm.

“Njerëzit shpesh më pyesin: Cila është diferenca kur NATO ndërhyri në Kosovë, por ne shkuam në Libi, shkuam në Irak, dhe çka me Afganistanin? Pse është Kosova ajo që ka qenë e suksesshme? Dhe në Libi ende ka luftë dhe Iraku është Irak dhe e dini për Afganistanin, dhe është një gjë shumë e thjeshtë: LDK”, tha Clark.