Çka shkakton përdorimi i marihuanës në trupin e njeriut?

E publikuar: 05/08/2015 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas një studimi të ri, më shumë se 14 milion njerëz në gjithë Britaninë e Madhe janë përdorues të marihuanës.

Rreth 93 përqind e popullsisë janë shprehur se së paku njëherë e kanë provuar këtë substancë, transmeton Klan Kosova.

Studimi i bërë nga Universiteti i Yale dhe Instituti Amerikan i Shëndetësisë, ka treguar gjithashtu se çfarë dëmi realisht shkakton marihuana.

  1. Shumica e njerëzve kur tymosin barë, u bën që të jenë më në ‘qejf’. E kjo sipas këtij studimi, ndodh sepse droga stimulon disa qeliza të trurit, që të lirojnë një dopinë kimike.
  1. Kjo substancë gjithashtu rrit pulsin e zemrës, efekt ky që zgjat deri në tre orë pasi që një përdorues e ka tymosur një cigare marihuane. Shumë përdorues tregojnë që ndihen shumë të relaksuar kur tymosin bar, kurse të tjerët shprehet se i kapë paniku dhe bëhen paranojakë.
  2. Kanabisi ndikon gjithashtu te receptorët e turprit që janë të përgjegjës për rregullimin e urisë. Te shumë përdorues kjo substancë shkakton një uri të menjëhershme.
  3. Rreth dy orë pasi që tymoset marihuana, fillon që t’i bie efekti. Mirëpo përdoruesit fillojnë që të ndihen të lodhur.