Është kjo foto e bërë gjatë ndonjë ndeje apo gjetiu, nuk e dijmë. Por, nga fotoja, tek shihet Kallashi me këngëtarin Seldi Qalliun, të provokon, a mos këta dy po “ziejnë” diçka për ndonjë projekt të përbashkët, shkruan Kosovarja.
Me sa duket Kallashit i kanë hy në qejf bashkëpunimet. Pse dhe jo, kur ato që i pati me Mbretin e tallavas Muharrem Ahmetin, Labinot Rexhën i kanë ndezur jo pak dhe u bënë hite të dëgjuara e të pëlqyera gjithandej.
Zatën, Kallashi për Kosovaren deklaron, se ka shumë oferta nga këngëtarë të ndryshëm e të njohur për të bashkëpunuar. A mos njëri nga ata është Seldi? /Kosovarja/



















