Çka po ndodh? Fatmir Limaj fton në mbrëmje konferencë të jashtëzakonshme për media

E publikuar: 07/12/2025 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ftuar konferencë të jashtëzakonshme për media.

Limaj, i cili ende s’e ka publikuar listën e garuesve të Nismës, afat ky i cili përfundon para mesante, tha se do të ketë adresim për media.

“Përshëndetje të nderuara media, Ju ftojmë në Konferencë të Jashtëzakonshme për Media, e cila do të mbahet sonte, nga ora 21:30, në selinë qendrore të Nisma Socialdemokrate, në Pejton. Konferencën do ta mbajë kryetari Fatmir Limaj.” –  thuhet në njoftim.