Deputetë e parlamentit të Kosovës kanë arritur që të votojnë projektligjin që do t’i ndihmojë sportistët dhe kulturën.
Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Me 74 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin e ri që do t’iu lehtësojë punën botës së sportit.
Ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë, por ende nuk është finalizuar.
Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport, dhe 30 për qind e fitimit në tatim mund ta ndajnë për sportin.
Por çka parasheh ligji për sponzorime, i cili sot u harmonizua me atë të tatimeve në të ardhurat e korporatave?