Çka kishte deklaruar ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, një ditë para se ajo të publikonte pamjet e dhunës

E publikuar: 29/02/2024 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, para disa jave ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh në Policinë e Kosovës. Madje ajo sot ka ndarë si prova materiale fotografitë e lëndimeve që ka marrë, ku dyshohet për ushtrim dhune nga ish bashkëshorti i saj.

Siç pretendon ajo, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen.

Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.

“Kjo u kanë dita më e keqe e jetes sime. Kemi qenë në Sarandë me pushime. Një ditë përpara e ka pasë vajza jem ditëlindjen. Janë kanë në makinë fatmirësisht, jam kthyer me marrë diçka në dhomë dhe kur jam kthy ka filluar me më sulmu fizikisht. Është shumë e rëndë me folë për këto tema”, ka thënë ajo.

Por, dje ish bashkëshorti i saj, Atilla Kardes gjatë një interviste, kishte mohuar këto akuza, madje ai kishte thënë janë trillime.

Kardes, kishte treguar se është denoncuar për dhunë, por sipas tij nuk ka udhtruar asnjëherë dhunë ndaj Latifit.

“Eshte deklaruar se jam paraburgos, jam denoncuar për dhunë, edhe jam liruar pas 20 orësh keshtu që gjykata e ka pa të jo arsyeshme paraburgimin tim, bazuar që në mungesë të fakteve. I kemi dy femije ndërmjet, urdhër mbrojtës ka, sa i përket kërcënimene nuk ka pas se nuk do isha këtu, dhunë absolutisht nuk ka pas”.

Tutje ai tha se kjo ka qenë gjë e trilluar nga Drenusha, duke shtuar se nuk ka ndërmend tëmar ndonjë hap dhe se do ia lë vetëm drejtësisë.

“Unë nuk kam asnjë rast të hapur në Suedi, keto gjana janë kanë të parashikume, dy tri vjet e fundit kemi pas probleme, faji është jetim. Nuk do të ndërmarr asgjë ja lë drejtësisë”, tha ai.