”Çka kërkon me na votu qeverinë e Albin Kurtit?”, Gani Geci thotë se Glauk Konjufca i kërkoi votën e vajzës së tij deputete

E publikuar: 29/04/2025 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gani Geci ka thënë se një ditë para seancës së parë të Kuvendit, ish-kryetari i Kuvendit dhe njëherit deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka kontaktuar personalisht për t’i kërkuar votë.

Siç tha ai në Dukagjini, Konjufca kërkonte votën e vajzës së tij deputete, Marigona Gecit, në mbështetje të qeverisë së Albin Kurtit, transmeton klankosova.tv.

”Ka pasë nga sekserët e LVV-së. Një prej deptetëve të LVV-së të rrethit të Prizrenit dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, me datën 14, një ditë para seancës së parë me ka thirrë dhe me ka thanë: ‘Çka po kërkon që me na votu qeverinë e Albin Kurtit?’”, u shpreh ai ndërsa citonte Glauk Konjufcën.