Çka i kërkoi Kadri Veseli, Ilir Dedës? (Foto)

E publikuar: 24/08/2017 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku koalicioni PAN nuk i kishte numrat për ta zgjedhur Kadri Veselin kryeparlamentar, ky i fundit i është ofruar deputetit të “Alternativës”, Ilir Deda.

Fotoreporteri i “Zërit” Driton Bublaku ka fotografuar Veselin dhe deputetin e koalicionit LAA duke biseduar në hollin e Kuvendit.

Gazeta “Zëri”, ka kontaktuar deputetin Ilir Deda i cili tha se me Veselin kane biseduar vetëm për situatën e paqëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi biseduar për situatën e paqëndrueshme në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Veseli i ka kërkuar diçka, Deda ka mohuar që Veseli t’i ketë bërë ndonjë kërkesë.

”Jo nuk ka pas ndonjë kërkesë, ka pasur vetëm shkëmbim të mendimeve”, ka përfunduar Deda.