Në filmin “All Things Fall Apart”, Curtis Jackson luan rolin e një futbollisti amerikan, i cili vuan nga kanceri, ashtu që duhej të kishte peshë të vogël.
Për nevojat e filmit, ai ra në peshë nga 97 kilogramë në 72.5 kilogramë, duke humbur plot 24.5 kilogramë.
50 Cent e ka përshkruar këtë si një prej gjërave më të vështira në jetën e tij, duke qenë se iu desh të ndiqte një dietë duke konsumuar vetëm lëngje dhe i duhej të vraponte tre orë në ditë. Projekti filmik ishte shumë i rëndësishëm për të, prandaj në asnjë mënyrë nuk dëshironte të hiqte dorë.
“Më duhej disiplinë për të mos qenë në gjendjen fizike në të cilën jam mësuar që të shpreh energjinë që ndjeja”, ka thënë 50 Cent duke treguar se në momentet e vështira, rikthente motivimin duke menduar për aktorët që zakonisht shtojnë dhe humbin në peshë, si Christian Bale.
“Kur fillonte të bëhej shumë vështirë, shikoja në kompjuter për të mësuar nga përvojat e tyre dhe mu dha rasti që t’i shihja të gjitha intervistat që i kishin dhënë në periudha të ndryshme gjatë promovimit të projekteve të tyre”, ka deklaruar Jackson.

















