Çka ka Kosova me Hasan Prishtinen? Pse po e heshtin institucionet?

E publikuar: 14/08/2015 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

82 Vjetori i vdekjes se Hasan Prishtinës mbeti në harresë nga historianët, institucionet e vendit dhe nga Universiteti publik i Prishtinës që mban emnin e tij.

Me kete harresë nga institucionet nuk pajtohet historianet Arben Llalla dhe Fehmi Pushkolli.

Fehmi Pushkollit thote se për institucionet e Kosovës asht nji lëshim dhe neglizhencë e madhe që nuk  e shënojne këtë  ngjarje kaq të randësishme.
Simbas tij, nese në Kosovë ndonji date duhet me u festue,  kremtue e me u shënue, pa dyshim që asht kjo e vdekjes se Hasan Prishtinës.   Lalla thote se Hasan Prishtina ishte e ideatori i kryengritjes së vitit 1908 ku me Isa Boletinin arritën me çlirue Shkupin.

Për fund, Llalla i sugjeron Institucioneve të  Kosovës që të vendosin nji pllakatë përkujtimore në shpine e Hasan Prishtnës në Selanik dhe  ban thirrje për zhvarrosjen e eshtnave në varrezat kombëtare.
Hasan Prishtian  lindi në 1873 në Vushtrri dhe vdiq me 13 Gusht 1933 në Selanik. Asht njani prej personaliteteve dhe figurave ma të randësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ku nxen vend Qendror si ideolog, politikan, udhëheqës dhe revolucionar. Luftar për lirinë dhe pamvarësinë e Atdheut, luftar për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb dhe bashkimin e saj me Shqipninë.