Çka janë miomat dhe pse femrat duhet të dijnë për to?
Miomat janë rritje anormale që zhvillohen në mitrën e një gruaje
Është e paqartë se pse zhvillohen miomat ,por disa faktorë mund të ndikojnë në formimin e tyre , të tilla si hormone të trashëguara nga familja.
Rreth 70 përqind e grave përjetojnë mioma nga mosha 50 vjeçare .
Ndonjëherë, këto tumore bëhen mjaft të mëdha dhe shkaktojë dhimbje të forta të barkut sidomos gjatë periudhës menstruale. Shkaku i formimit të miomave është i panjohur .
Fibroidet ose miomat janë gati gjithnjë beninje (jo kancerogjene). Ato mund të jenë të madhësisë së farës së mollës ose edhe sa një portokalle, në raste të veçanta mund të arrijnë edhe masë shumë të madhe.
Pse femrat duhet të dijnë për miomat ?
Miomat janë shumë të shpeshta tek femrat në mes moshës 40 dhe në fillim të 50-ve, dhe jo të gjitha femrat me mioma kanë simptome. Ja disa simptoma:
Disa kanë dhimbje dhe gjakderdhje të shtuar menstruale.
Presion në fëshikëzën urinare dhe shkaktojnë urinim të shpeshtë
Presion në rektum
Nëse rritja e tyre shkon shumë atëherë ato mund të shkaktojnë rritje të përgjithshme të barkut dhe jep pamjen e shtatzanisë për shkak të madhësise së barkut.
A mund të kthehen miomat në kancere të rrezikshme?
Miomat janë gati gjithmonë beninje (jo kancerogjene).Shumë rrallë (më pak se 1 në 1000 raste) mund të kalojnë në kancerogjene. Kjo quhet lejomiosarkoma.
Çka nëse ngelni shtatzënë dhe keni mioma?
Femrat që kanë mioma kanë më shumë probleme në shtatëzani dhe lindje. Por nuk do të thotë që gjithnjë duhet të kenë probleme. Shumica e shtatzanëve e kanë shtatzaninë pa probleme.
Problemet që mund të shfaqen janë këto:
Lindje të parakohshme
Lindje me prerje cezariane
Për shkak të pranisë së miomave bebja nuk pozicionohet normal për lindje vaginale
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni mioma dhe ngelni shtatzënë. Te gjithë mjekët kanë eksperiencë në trajtimin e miomave gjatë shtatëzanisë./parrotlla/