Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pritet të sqarojnë se çfarë është arritur me marrëveshjen e shpallur nga eurokomisioneri Hahn dhe se cilat janë kërkesat e plotësuara për shqiptarët.
Ditëve të fundit këto dy parti kanë deklaruar në forma të ndryshme se ata angazhohen që në kuadër të marrëveshjes të përfshihen edhe çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët si përdorimi më i gjërë i gjuhës shqipe, votimi i dyfishtë në Qeveri, ndarja proporcionale e buxhetit dhe projekteve kapitale, avancimet e tjera si dhe implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.
Por Ahmeti dhe Thaçi pritet të japin detaje se çfarë në të vërtetë përmban marrëveshja e cila sigurisht në pika të përgjithshme ka si synim integrimin e vendit në strukturat evroatlantike. (INA)