Çka duhet ndryshuar në politikën tonë?

03.05.2016 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çka duhet ndryshuar në politikën tonë?

Ish-kryeparlamentari i Kosovës njëherit kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi në një shkrim të tij ka komentuar idenë për themelimin e një partie të re politike në Kosovë.

Krasniqi ka shtruar pyetjen se a i nevojitet Kosovës edhe një parti e re.

“Problemi ynë nuk është, të mungesa e partive politike, por të mungesa e demokracisë së brendshme në partitë politike, të profilizimi ideologjik i tyre në kuptimin më të mirë të fjalës, të vullneti i përgjegjshëm politik, intelektual, kombëtar e njerëzor të të gjitha komunitetet e organizuara në shoqërinë tonë, të mungesa e njerëzve që e duan ketë vend për të ndryshuar dhe bërë të dashur për shumicën e qytetarëve të Republikës sonë” ka shkruar ai.

Lexoni më poshtë shkrimin e tij të plotë:

ÇKA DUHET NDRYSHUAR NË POLITIKEN TONË?

Ditëve të fundit, pas një konfrontimi mes opozitës së bashkuar, është nxjerrë në shesh një diskutim: Krijimin e një partie të re politike?! Vërtetë, a nuk ka mbetur rrugë tjetër, vetëm krijimi i një partie të re politike? A thua pak parti politike kemi?! Problemi ynë nuk është, të mungesa e partive politike, por të mungesa e demokracisë së brendshme në partitë politike, të profilizimi ideologjik i tyre në kuptimin më të mirë të fjalës, të vullneti i përgjegjshëm politik, intelektual, kombëtar e njerëzor të të gjitha komunitetet e organizuara në shoqërinë tonë, të mungesa e njerëzve që e duan ketë vend për të ndryshuar dhe bërë të dashur për shumicën e qytetarëve të Republikës sonë.

Konsideroj se i gjithë problemi ynë si shoqëri konsiston të mungesa e madhe e përgjegjësisë të të gjitha komuniteteve politike e intelektuale, kudo ku ajo është duke u kërkuar. Frustrimi shoqëror ka arritur maja shqetësuese. Madje, mungesa e përgjegjësisë është e shtrirë në çdo pore të shoqërisë shqiptare. Dëshmia më e mirë e kësaj është pa ligjësia dhe kupola e krimit në të gjitha institucionet e shtetit, përfshirë edhe institucionet më të larta te shqiptareve, në Kuvendet e Republikave prej nga drejtohet të gjitha shigjetat e akuzave për krime, prej më të ndryshmeve?! (Ndonëse, akuzat janë kryesisht më fjalë, se kur janë në pyetje përfitimet personale, nuk mungojnë ujditë e korruptuara në mes të të akuzuarve të “pakompromis”, si ndodhi në rastin e zgjedhjes se Presidentit?!) Deri edhe kërkesa për revolucion të armatosur?! Aty ku mbrohet krimi e korrupsioni i njerëzve të partisë sime, nuk ka shtet ligjor?! Ky mentalitet, mentaliteti i nënshtrimit ndaj liderit e jo programit politik e zhvillimor, askund nuk ka prodhuar e nuk prodhon demokraci e as ndërton shtet të së drejtës. Pse të jetë ndryshe tek ne?

T’i kthehem edhe njëherë nevojës për një parti të re politike. Konsideroj që, është koha për të pasur një rirreshtim të ri politik ose thënë më mirë për një profilizim ideologjik të partive politike, i cili është duke munguar në Republikën tonë. Populli dhe vendi ynë kanë nevojë që të bëjë hapin e domosdoshëm, për të krijuar parti politike demokratike, ku njerëzit i bashkojnë ideologjitë politike, programet politike e ekonomike, të majta, të djathta apo të qendrës. Vetëm me krijimin e partive politike ideologjike, me programe të qarta, të djathta, të majta e të qendrës, programe që u afrohen qytetarëve për tu përcaktuar për ndonjërin nga programet e ofruara. Përderisa nuk bëhet kjo, qytetarët do zgjedhin “misionar”, të gjallë a të vdekur apo pse dikush është bija e filanit dhe vëllai i fishekut?! Kjo formë e të zgjedhurit ka degraduar çdo shpresë për ndërtimin e shtetit të se drejtës, shtetin e zhvillimit, shtetin e dijës e shtetin e drejtësisë sociale. Deri atëherë, në skenën politike të Kosovës, do të ketë trafikime politike, deputetësh e asamblistësh. Ndodh kështu se njerëzit nuk i ka bashkuar ideologjia politike e majtë e djathtë apo e qendrës, nuk i bashkon programi politik e ekonomik, as ideali e qëllimi fisnik për zhvillim e shtet ndërtim, por i ka bashkuar e do t’i bashkoj, interesi meskin, zhvatja e parasë publike dhe “rahatimi” në ndonjë vend të punës i akrabave?! Kështu, nuk mund të integrohemi aty ku ka vlera demokratike, mbase as aty, ku na bashkon gjithçka, aty ku na bashkon edhe e “mira” edhe e shëmtuara!

Ta rrumbullakojmë. Vetëm atëherë kur do të kemi parti politike ideologjike, me programe ekonomike e zhvillimore, me programe për ndërtimin e shtetit të së drejtës, me një reformim të sistemit të drejtësisë, sistemit të arsimit, shëndetit publik dhe atëherë kur qytetarët bashkohen e votojnë për programet që u besojnë, mund të themi se në Republikën e Kosovës po fillon epoka e sistemit demokratik dhe e ndërtimit të shtetit ligjor.

E shfrytëzoj ketë rast që të kërkoj bashkimi rreth programit politik e ekonomik të së majtës progresiste (socialdemokrate), për shtet të zhvilluar e social! Gjithashtu, edhe të djathtët e të qendrës duhet të bashkohen rreth programeve të tyre, që t’ua mundësojnë zgjedhësve që t’i zgjedhin programet që ata do t’i vlerësonin e votonin!

Një ftesë e veçantë i bëhet klasës punëtore, organizatave të tyre sindikale që pa hezituar t’i bashkohen të majtës socialdemokrate, aty ku është zëri i drejtësisë sociale, aty ku duhet të jenë tradicionalisht. Vitet e pavarësisë sonë kanë treguar se ecja e tyre ( e sindikatave) pas partive të djathta në prag të zgjedhjeve, do të jetë mashtrimi i tyre i madh i radhës!

NISMA socialdemokrate, është derë e hapur për të gjithë komunitetet socialdemokrat, gjithë ithtarëve socialdemokratë që gjinden në radhët e partive të pa profilizuara politike, e sidomos të majtëve në PDK, pasi ky ishte orientimi i tyre fillestar dhe i tradhtuar më vonë pa asnjë debat, të gjithë intelektualët a individët që u besojnë vlerave të socialdemokracisë moderne! Mbajtja e një Kongresi të se majtës po bëhet domosdoshmëri, mbase edhe i orientimeve tjera ideologjike.

Koha është për rirreshtim politik e ideologjik. Koha është për t’ju besuar Programeve politike e zhvillimore e jo mashtruesve të matrapazllëqeve politike të deritashme!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova