Në shumicën e situatave, ju do të zvogëloni mundësinë e lendimit nëse ju:
- Uleni poshtë në gjujë me duer përmbi krye (para se tërmeti ju rrxonë poshtë). Ky pozicion ju mbron nga rania, por ju lejon me lëviz ende nëse asht e nevojshme.
- E mbuloni kryet dhe qafën me të dy krahët, tue e mbërthye qafën tuej me duer. Nëse nji tavolinë e fortë apo tabelë asht afër, zvarrituni deri sa të futeni nën te tue e mbajt nji krah mbi kryet tuej. (Nëse nuk ka strehë aty pranë, vetëm atëherë ju duhet të rrini poshtë pranë nji muri të mbrendshëm.
- Qëndroni nën strehën tuej (ose në krye dhe qafë) deri të ndalen dridhjet. Qëndroni të përgaditun nëse vazhdojnë lëvizjet, mundohuni të ndërroni pozicionet, tue lëviz së bashku me strehën mbrojtëse.