Manchester City e ka mposhtur Liverpoolin (2-1) në Etihad Stadium, në ndeshjen direkte në garën për kreun e tabelës në Ligën Premier.
Rastin më të mirë në minutat e para të takimit e patën mysafirët. Sadio Mane krijoi hapësirë në zonë, pranoi një top fantastik nga Mohamed Salah dhe goditi nga afërsia, mirëpo ishte i pafat pasi topi u përplas në shtyllë.
So Mohamed Salah played Sadio Mané through who hits the post. John Stones’ clearance was then blocked by his own goalkeeper Ederson. Then Stones cleared off the line somehow. Madness. #MCFC #LFC #TheSwypeSports#MCILIV pic.twitter.com/7mBO7orizh
— Swype Sports ™ (@TheSwypeSports) January 3, 2019
Më pas, John Stones në përpjekje për ta larguar topin e goditi portierin Ederson dhe topi për pak sa nuk e kaloi vijën fatale, por mbrojtësi ishte vendimtar në largimin e tij.
Sergio Aguero shënoi golin e Cityt (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të. Sergio Aguero pranoi një top në zonë nga Bernardo Silva dhe nga një pozitë e vështirë arriti të shënojë. Me epërsi të vendasve, skuadrat shkuan në pushim.
Andy Robertson ishte vendimtar në golin e Firminos (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Në pjesën e dytë, Redsat e barazuan rezultatin. Andrew Robertson e priti një harkim në zonë dhe e dërgoi topin me shpejtësi drejt Roberto Firminos, i cili e futi në rrjetë (64’).
Megjithatë, gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi nikoqirët e rikthyen epërsinë. Leroy Sane pranoi një asistim nga Raheem Sterling dhe goditi për ta ndëshkuar Alissonin (72’).
Leroy Sane riktheu epërsinë e Cityt (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)
Xherdan Shaqiri e zëvendësoi Sadio Manen në minutën e 77-të, mirëpo nuk arriti t’i ndihmonte skuadrës së tij për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim. Në anën tjetër, portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, ishte portieri i dytë në bankën rezervë të ekipit vendas.
Me këtë fitore, Manchester City ngritet në kuotën e 50 pikëve, katër më pak se lideri Liverpool dhe pritet të shohim një garë interesante në vazhdim të sezonit. Vlen të theksohet se kjo ishte humbja e parë e ‘Redsave’ këtë sezon.
Në xhiron e ardhshme, skuadra e Jurgen Klopp luan në udhëtim te Brighton & Hove Albion, kurse ekipi i Pep Guardiolas është nikoqir i Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/
What A Goal that is You beauty @aguerosergiokun #MCILIV pic.twitter.com/mSP7DJaFce
— Team Sergio kun Aguero (@TeamkunAguero10) January 3, 2019
GOAL ROBERTO FIRMINO
LIVERPOOL 1-1 MAN CITY pic.twitter.com/Fcb1zhRs5q
— Emeryites (@jonny_shoshani) January 3, 2019
GOAL LEROY SANE 71’
MAN CITY 2 – 1 LIVERPOOL pic.twitter.com/oPYmGaafid
— Emeryites (@jonny_shoshani) January 3, 2019

















