Qeveria e Kosovës me 10 gusht të këtij viti ka marrë vendim për riavokimin e më shumë se 1 milion 80 mijë eurove për disa projekte nëpër komuna të Kosovës.
Pjesë e këtyre investimeve gjenden katër komunat të cilat i qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, Prizrenin, Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen.
Por në vendim gjenden edhe komuna që nuk qeverisen nga LVV-ja si Istogu, Obiliqi e Klina.
Por nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kjo politikë e Qeverisë është selektive.
“Me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive ndëshkohen qytetarët, jo pushtetarët”, ka thënë Çitaku.
“Pa diskriminim deri më tani i kemi vetëm reduktimet e rrymës dhe inflacionin”, ka vazhduar nënkryettarja e PDK-së.