Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nuk ka mundur ta shohë deri në fund një video të publikuar, ku një grua e moshuar rrahet nga pnjë punëtore në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.
“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë”, shkroi Çtaku.
“Emrat e tyre duhet të publikohen”, shtoi ajo.
Çitaku ka kërkuar që punëtoreve që e dhunonin fizikisht dhe psiqikisht të moshuarën “tu merret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht”.