
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për një video të cilën e publikoi në rrjete sociale Lëvizja Vetëvendosje.
Aty, prezantoheshin të ashtuquajturat, ‘arritje’ të VV-së në katër vjet qeverisje.
Çitaku ka thënë se qeverisja e VV-së ka sjellë vetëm rritje çmimesh e faturash.
Postimi i plotë:
Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.
Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.
Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.
Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj.